Këngëtarja Adelina Thaçi është shëruar nga korona virusi, pasi kishte njoftuar në datën 8 korrik se kishte rezultuar pozitive në testin për COVID-19. Ajo ka nisur pushimet në bregdetin shqiptar, ndërsa ka zgjedhur Sarandën si qytetin ku po i bën pushimet. Adelina publikoi fotografitë e para nga plazhi i Sarandës, ku shihet duke marrë rreze dielli buzë detit bashkë me fëmijët.