Në mjekësi, veshkat njihen të kenë çelësat e pushtetit në organizëm, sepse në këto organe ruhet dhe shpërndahet energjia e dobishme për trupin. Veshkat filtrojnë gjakun, ekuilibrojnë lëngjet dhe rregullojnë nivelin e aciditetit dhe alkalinës në organizëm. Ato kontrollojnë funksionet riprodhuese dhe janë burim kryesor i gjallërisë. Eekspertët mjekësorë besojnë se çdo organ apo sistem është përgjegjës për disa aspekte psiko-emocionale të sjelljes sonë. Një njeri, veshkat e të cilit janë të shëndetshme, ka më shumë zgjuarsi, ndërgjegjësim për veten, dhe një mënyrë racionale të të menduarit. Veshkat problematike i shkaktojnë njeriut pasiguri, vetmi, humbje kujtese, sjellje impulsive të tepruara. Shëndeti i veshkave nuk duhet anashkaluar dhe kjo nis duke u ushqyer siç duhet.
Këshillat për veshka të forta Ushqimet me kripë janë të mira për veshkat, por kripa e tepërt shkakton dëm. Shmangni ose minimizoni sasitë e kafesë, çokollatës, sheqerit dhe stimuluesve. Shmangni ushqimet shumë të ftohta dhe pijet me akull. Pakësoni ose hiqni dorë nga lëngjet e pasterizuara të frutave përveç lëngut të boronicës së kuqe pa sheqer shtesë, e cila i bën mirë veshkave dhe fshikëzës. Veshkat bëhen më të forta me lëngun e kockave të bagëtisë së ushqyer me bar. Pini 8-10 gota ujë në ditë, ose lëngje në formën e supës, çajit ose perimeve të ziera. Gjatë dimrit mund të rrisni pak dozën e kripës së detit dhe yndyrës. Burimet detare ushqimore janë të rëndësishme. Mund të veçojmë kripën e detit apo peshkun e detit dhe jo atë të rezervatit.
Sigurohuni të pushoni dhe flini mjaftueshëm. Mos e teproni me të ngrënit dhe mos hani në mbrëmje vonë. Ruani ekuilibrat e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave cilësore. Konsumoni më shumë minerale me ushqimet nga deti dhe algat e ngrënshme. Frika është emocioni që dëmton veshkat, ndaj përpiquni ta kapërcejeni këtë problem. Ushqimet që u bëjnë mirë veshkave Drithërat: Hikrra, orizi i zi dhe elbi. Bishtajoret: Soja e zezë. Perimet: Panxhari, gjethet e panxharit, lakra e kuqe, majdanozi, rradhiqja e kuqe. Frutat: Boronicat, manaferrat, boronica e kuqe, luleshtrydhet, manat, rrushi dhe shalqini. Algat: Spirulina, klorella. Farat: Chia, suzami i zi, orizi i egër. Arrorët: Arrat, lajthitë, gështenjat. Erëzat: Suzami, turshitë, kripa e detit, salca e sojës, uthulla, çaji jeshil. Gatimet miqësore për shëndetin e veshkave: Gatimet me avull dhe fermentimi./AgroWeb.org