Kina ka ngritur sot alarmin sa i përket krahëve të pulës të importuara nga Brazili drejt shtetit të tyre. Një mostër e marrë nga krahët e ngrira kanë rezultuar me koronavirus, në qytetin jugor kinez të Shenzen, pas shumë raportimesh për produktet ushqimore të kontaminurara, të importuara, informon dritare.net. Autoritetet shëndetësore, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kanë thënë që mundësia e marrjes së virusit përmes ushqimit është e ulët.

Pas rastit të parë, autoritetet e shëndetit në Shenzhen nisën gjurmimin dhe testimin e njerëzve që mund të kenë pasur kontakte me këtë produkt dhe të gjithë ata rezultuan negativë. Të gjitha produktet janë mbyllur në magazinë dhe pas testimeve kanë rezultuar negative. Autoritetet tani po gjurmojnë produktet nga e njëjta markë që janë shitur, dhe kanë dezinfektuar zonën ku ishin ruajtur krahët e kontaminuar të pulës.

Brazili deri më tani ka raportuar më shumë se 3.1 milionë raste me koronavirus, i dyti vend në botë me më shumë të infektuar pas Shteteve të Bashkuara. Lajmet për krahët e pulës të kontaminuara vijnë një ditë pasi koronavirusi u gjet në karkalecat e paketuar të importuara nga Ekuadori.