Kreu i shtetit është në një dilemë të madhe, pasi është i detyruar të heshtë për vendimin e Parlamentit më 30 korrik që hapi listat dhe unifikoi listën e koalicioneve parazgjedhore. Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Presidentit Ilir Meta draftin me ndryshimet kushtetuese të miratuar në seancën e 30 korrikut për të cilat presidenti është shprehur se nuk i njeh. Por kreu i shtetit duket i pashpresë në përpjekjet e tij të fundit për të mos pranuar ndryshimet që u miratuan në seancën e fundit plenare në Kuvend. Vetë Kushtetuta, të cilën Meta ka thënë se do ta mbrojë nga ndryshimet e njëanshme e ndalojnë atë të kthejë për rishqyrtim.
Neni 177 pika 6 e Kushtetutës thotë se “Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës”. Për këtë arsye, ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi sapo të kalojnë afatet ligjore të përcaktuara dhe botimit në Fletoren Zyrtare. Ndryshimet kushtetuese ndodhen prej disa ditës në tryezën e Metës në pritje për dekretim. Nëse ai nuk i dekreton, ndryshimet do të miratohen në heshtje. Ndryshimet kushtetuese pasi të kalojnë rrjedhën normale te afateve ligjore do te betohem ne fletore zyrtare me datë 26 gusht. Presidenti i Republikës i ka cilësuar si të papranueshme ndryshimet kushtetuese duke kërcënuar herë pas here se do rikthejë popullin në shesh. Në te njëjtën linjë me kreun e shtetit ka qene edhe opozita jashtëparlamentare, e cila nuk e ka bere ende publike qendrimin e saj për Këshillin Politik pas ndryshimeve sipas saj te njëanshme që mazhoranca i bëri Kushtetutës.