Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka udhëhequr një konferencë donatorësh ndërkombëtarë për të përshpejtuar ndihmën ndaj kryeqytetit libanez, Bejrut, i cili javën e kaluar pësoi dëme të mëdha nga shpë rthimi shkatë rrues, transmeton Anadolu Agency. Gjithsej 250 milionë euro (294.5 milionë dollarë) u zotuan nga të gjitha vendet e përfshira në konferencën ndërkombëtare. Pallati presidencial Elysee njoftoi se do ndihmojë me 30 milionë euro.

Mbi dhjetë liderë botërorë u takuan të dielën pasdite përmes tele-konferencës. Presidenti Macron u bashkua nga jugu i Francës, ku aktualisht është në pushime. Të martën e kaluar, dy shpër thime masive tron ditën Portin e Bejrutit, pasi mori flakë një rezervë e lënë pas dore me 2.750 tonë nitrat amoniumi të ruajtur në një depo.
Nitrati i amoniumit është një substancë kimike që shpesh përdoret për të përgatitur bom ba, por ter ror izmi është përjashtuar si një shkak i mundshëm i shpër thimeve në Bejrut.

Shpër thimet, që në shkallën e Rihterit u llogaritën me magnitudë 3.5, shkatërruan ndërtesat në një distancë me milje. Të paktën 158 persona humbën jetë, rreth 6 mijë të tjerë u plagosën, ndërkohë rreth 300 mijë kanë mbetur pa strehë. Midis të prekurve nga shpër thimet kishte edhe shtetas francezë, dy humbën jetën dhe 19 u plagosën.

Libani tashmë ishte në kr izë, me probleme të rënda financiare dhe ekonomike, si dhe me praninë e thellë të korrupsionit në vazhdim. Gjatë dy netëve të fundit, protestuesit kanë dalë në rrugë me demonstratat të dhun shme anti-qeveritare, duke sul muar ndërtesat zyrtare dhe duke u përplasur me policinë. Macron në hapjen e konferencës ndëkombëtare të donatorëve adresoi zemërimin e protestuesve.

“U takon autoriteteve të veprojnë në mënyrë që vendi të mos fundoset dhe t’u përgjigjet aspiratave që populli libanez po shpreh tani, në mënyrë të ligjshme në rrugët e Bejrutit”, tha Macron. Franca të mërkurën e kaluar dërgoi dy aeroplanë ushtarakë të ngarkuar me 18 ton pajisje mjekësore dhe 700 ton ndihmë ushqimore.