Autoritetet greke konfirmuan sot 126 raste të reja me koronavirus në Greqi, nga të cilat 10 u zbuluan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 5.749.

24 pacientë trajtohen të intubuar, ndërkohë që 129 pacientë janë larguar nga ICU. Ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 213.