Autoritetet greke konfirmuan sot 152 raste të reja me koronavirus në Greqi, nga të cilat 22 u zbuluan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit. Nga këto raste, 43 janë në Selanik, 26 në Attica. Numri total i rasteve ka shkuar në 5421. Po kështu bëhet e ditur se 17 pacientë trajtohen të intubuar në spitale, ndërkohë që 129 pacientë janë larguar nga ICU.
Konfirmohet gjithashtu edhe një vd ekje, duke e çuar numrin në 211 vi ktima nga COVID-19 në vend.