Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, së bashku me drejtues te LSI, janë fotografuar nga paparazzi duke ngrënë një drekë miqësore me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Jug të vendit.
Kjo drekë vjen dy ditë pasi Lëvizja Rinore për Integrim ka mbyllur kampin veror në Jalë, ku morën pjesë 160 te rinj nga Tirana, ndërsa gjatë të cilit kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku theksoi se kampi do të jetë edhe më i madh vitin tjetër. Ndërkaq bëjmë me dije se ky nuk është takimi i parë miqësor mes Haradinajt dhe Kryemadhit për këtë verë, pasi edhe disa javë më parë ata u fotografuan në një tryezë së bashku në Durrës. Fotot dhe takimin në Durrës i ndau me ndjekësit Haradinaj. Me sa duket Harandinaj, ne ambicien per tu bere President i Kosoves po ndan pervojen me bashkeshorten e Kreut te shtetit shqiptar, Ilir Meta!