Kryeministri britanik Boris Johnson është “arra tisur” nga zyra dhe nga punët e përditshme në krye të vendit, teksa gjatë kësaj fundjave me familjen e tij ka shkuar në një vend të largët në Skoci. Prej të premten mediat ndërkombëtare publikuan fotot e kryeministrit britanik teksa kishte ngritur një shtëpi modeste në Skoci për të kaluar disa ditë pushime.

Mediat e huaja sërish kanë publikuar disa pamje nga vendi ku po pushon Johson teksa shfaqet me djalin e tij, të fejuarën dhe qenin e tyre. Pas vësht rësive që kakloi pak muaj më parë për shkak edhe të infektimit me koronavirus, kryeministrit Johnson shfaqet i relaksuar, teksa ngjitet në malet e Skocisë së bashku me të fejuarën Carrie Symonds dhe beben e tyre.

Në këto pamje Johnson shfaqet krejt ndryshe nga profili zyrtar, me këpucë për ngjitje në mal dhe djalin e vogël që mban në krahë. Kujtojmë se dy ditë më parë kryeministri britanik u përball me një problem serioz, pasi pronari i tokës ku ka ngritur kampingun, Kenny Cameron, është nev rikosur kur kuptoi se lideri anglez dhe e fejuara e tij Carrie Symonds e kishin ngritur tendën e tyre në tokën e tij pa i marrë leje.