Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka njoftuar të hënën për dorëheqjen e qeverisë së tij, pas shpërthimit të 4 gushtit në Bejrut që ka nxitur zemërim të publikut dhe pro testa masive. Përmes një adresimi televiziv, Diab ka thënë të hënën se po bën “një hap mbrapa”, në mënyrë që të jetë afër njerëzve dhe të “lu ftojë për betejën për ndryshim afër tyre”.

“Unë e shpall sot dorëheqjen e kësaj qeverie. Lus Zotin që ta mbrojë Libanin”, ka thënë ai, duke përsëritur këtë shprehje tri herë, transmeton agjencia e lajmeve, AP. Largimi i tij ka ardhur pas pro testave kundër qeverisë që janë mbajtur përgjatë fundjavës, meqë numri i vik timave si pasojë e shpë rthimit në Liban, ka arritur në mbi 200, derisa mbi 6,000 persona tjerë janë pla gosur.

Diab ka fajësuar politikanët e k orruptuar që kanë qenë në pushtet para tij për “tërmetin” që ka goditur Libanin. “Ajo klasë politike duhet të turpërohet për shkak të kor rupsionit që ka rezultuar me këtë shka tërrim, i cili është fshehur për shtatë vjet”, ka shtuar ai.