Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se “pavarësisht situatës së epidemisë së shkaktuar si pasojë e COVID-19, në kujdesin shëndetësor parësor nuk ka ndalur për asnjë moment puna e mjekëve dhe infermierëve, që nga vaksinimi e deri te kujdesi për moshën e tretë me terapitë e përditshme të mjekimit për sëmundjet kronike”.
Konkretisht, në 6 muajt e parë 2020 janë 2 751 283 vizita në qendrat shëndetësore.
Po ashtu, në 6 muajt e parë 2020 u kryen 295 880 vizita në qendrat e specialiteteve dhe 267 443 konsulta nga mjeku i familjes online.