Armina Mevlani ka ndarë me miqtë e saj virtual përgjigjet e pyetjeve që i kanë mbërritur në Instagramin e saj. E natyrisht që nuk kishte sesi të mungon edhe pyetjet për të fejuarin e saj, Shkëlzen Berisha. E pyetur nga një ndjekës në Instagram nëse shkak i shtyrjes së dasmës ka qenë Covid, Armina e ka pohuar diçka të tillë.

“E shtyve dasmën për shkak të Covid-it?”-e pyet ndjekësi të cilit blogerja i është përgjigjur: “Po, sepse mendoj se këtë periudhë nuk duhet të ketë grumbullime. Shumë dasma janë shkaku i infektimit të njerzëve. Kujdesuni!” Më tej blogerja është përgjigjur edhe pyetjes se ku e ka burrin,. Në përgjigjen e saj ajo ka sqaruar se Instagrami saj shërben për punën më së shumti, ndaj dhe jetën private po përpiqet ta mbajë pak më diskret.