Merkato e futbollistëve në kampionatin shqiptar mbetet pe ng i KAS të Lozanës, ose më saktësosht të vendimeve që ky i fundit do të marrë rreth skuadrave si Kukësi e Partizani, të cilat kanë dërguar atje apelimet për vendimet që ka marrë FIFA për bllokimin e lëvizjeve të lojtarëve nga ana e tyre. Të dy klubet kanë larguar shumë lojtarë së fundmi e pritet që të bëjnë lëvizje të reja për të përforcuar radhët, por në Lozanë, plani për të shqyrtuar kërkesën e tyre në fakt nuk duket edhe aq ur gjent. Partizani ka kërkuar nga KAS që të pezullojë vendimen e FIFA-s që i bllokoi për dy merkato dritaren si pasojë e parregullsive në nënshkrimin e kontratës së Eraldo Çinarit. Klubi shpreson që kështu të mund të lëvizë në merkaton e verës në pritje të vendimit final nga KAS.
Një gjë të ngjashme ka bërë më parë edhe Kukësi sa i përket çështjes së FIlip Zderiç, për të cilin FIFA i ka bërë të qartë se mund t’i pezullojë merkaton deri në tre dritare të saj nëse nuk paguan kroatin. Normalisht, kur shpallet pezullimi i vendimit të dhënë nga FIFA, KAS cakton edhe datën e gjyqit për palët.