Skënder Gega është trajneri i ri i Kukësit, pas tentativës së tretë që verilindorët bënë për të nënshkruar me të. Tropojani, kampion vjet me Partizanin, është zyrtarizuar para pak ditësh. Ditën e sotme ai ka dalë para medieve dhe ka folur për shumë tema, në lidhje me Kukësin, objektivat dhe pse ai zgjodhi verilindorët si skuadrën e tij të re për ta drejtuar në Superiore.

“Kam biseduar dy herë me Kukësin dhe dëshira ka qenë e përbashkët. Jam gati për këtë sfidë, nuk kam premtuar asgjë. Kontrata ime është 1-vjeçare dhe do bëj më të mirën time. Ambiciet e klubit nuk janë sekrete. Do bëjmë më të mirën për t’ia dalë. Akoma nuk ka nisur puna. Do i marrim gjërat një e nga një. Do kërkojmë të bëjmë paraqitje dinjitoze, por edhe të mendojmë për kalimin e turit. Nuk mendoj se duhet të flasim për kontratën time pas një viti. Nuk flas sot për fatin tim. Do punoj si te Partizani, me të njëjtin përkushtim”.

“Klubi do angazhohet për bllokimin e merkatos. Nuk kam preferenca për emrat, shoh vetëm anën teknike. Lojtarët do vijnë me “OK”-tim. Kukësi ka kualiteti dhe nuk është thënë ë shoh nga Partizani, pse i kam drejtuar më parë. Sfida jonë është në stërvitje, duhet parë gjithçka me optimizëm.

“Kukësi ishte rival i Tiranës, që doli kampion me meritë. Sivjet kanë luajtur të rinj në disa ekipe, diçka e mirë. Është pozitive që po luajnë të rinj, kurse “Air Albania” i ka dhënë një imazh të ri futbollit shqiptar”.

Nuk më takon ta bëj unë analizën, por diçka ka munguar. Do i pyes lojtarët, do flas me ta. Po shohim edhe te moshat. Jam ambicioz dhe do bëj të pamundurën që gjërat të shkojnë sa më mirë. Kam besim, se së bashku do ia arrijmë objektivat”.