Në këtë video mund të shijoni driblimin unik të Ronaldos (Fenomeni) kundër Lazio, në finalen e Kupës UEFA (sot Liga e Europës), në vitin 1998. Një ndeshje e paharrueshme për adhuruesit e futbollit, sidomos ata zikaltër, që kthehen pas 22 vitesh në një finale të tillë sonte, duke sfiduar Sevilla. Edhe pse i përket një kohe jo pak të kaluar, jo video është bërë “virale”, sepse përmbledh në gati 2 minuta “çmenduritë” e performancës së ish-yllit brazilian. Shijoni perlat e “Fenomenit” dhe kuptoni pse nuk ka pluhur vitesh e dekadash që e mbulojnë atë me harresë…