Bëhet me dije se COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se doktor Mynafir Beshiri ka ndërruar jetë mbrëmë, pasi nuk ia doli dot të mposhtë koronavirusin.
Dr. Beshiri ishte punonjës i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Dragash. Njoftimi i Odës: “Humb betejën me koronavirusin mjeku nga Dragashi.Ndahet nga jeta Dr. Mynafir Beshiri. Dr. Beshiri i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Dragash. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e Odës.