Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, foli për krizën që ka prekur ekipin katalanas dhe mundësinë e largimit të Lionel Messit. Ai mendon se klubi duhet të bëjë gjithçka për të bindur argjentinasin të qëndrojë.
“Messi është si djali im. E dua atë si djalin tim dhe dua më të mirën për të. Barcelona është Messi. Mendoj se nëse Messi largohet, duhet të gjejmë një tjetër emër për klubin. Mendoj se ishte fat që te Barcelona kishim lojtarin më të mirë të historisë dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta bindur të mbyllë karrierën te klubi ynë.
“Të parët që vuajnë kur nuk shkojnë mirë gjërat janë lojtarët. Të luash në klube si Barca, Reali apo Man. United duhet të fitosh gjithmonë, nuk mjafton të shkosh në finale. Xavi? Një ditë do të stërvisë klubin. Koman? Nëse klubi vendos për të do t’i urojmë fat, pasi e njeh shumë mirë klubin dhe ka kapacitetin për të qenë trajneri ynë”, – tha ai.