Lacio po punon që të përforcojë skuadrën e parë, por edhe stolin për sezonin e ri futbollistik. Bardhekaltërit kanëpërzgjedhur disa emra që do të shërbejnë si zëvendësues në çdo moment të Thomas Strakoshës.Sipas “Il Mesaggero”, klubi italian ka në plan të parë portierin e Sevijes, Serxho Riko, i cili u huazua te PSG-ja. Gardiani spanjoll nuk ka hapësira te klubi andaluzian dhe mund të huazohet sërish. Lacio ofron vend për 26-vjeçarin.
Ndërkohë, kandidatë të tjerë janë Alesio Kranjo (Kaljari), Alberto Paleari (Citadela) dhe Andrea Konsili (Sasuolo).
Strakosha konsiderohet “senator” te Lacio dhe klubi ka vendosur t’i besojë për sezonet e ardhshme.