Nuk ka rëndësi në cilën pjesë të vitit ndodhemi apo si doni të dukeni, ndjesia e fryrjes së organizmit nuk është kurrë e këndshme. Për të ulur këtë ndjesi e bashkë me të edhe peshën e tepërt ju mund të zgjidhni një sërë mënyrash, por është e rëndësishme që të mund të zgjidhni atë të duhurën për ju. Një gotë e freskët çdo mëngjes e cila ju ndihmon me të gjitha këto probleme mund të themi se është zgjidhja. Tonikët janë gjithnjë të mrekullueshëm për trupin dhe kryejnë shumë funksioni duke ju kënaqur edhe me shijen e veçantë. Në artikullin e sotëm AgroWeb.org ju sugjeron një prej tyre që ju ndihmon me humbjen e peshës së tepërt dhe ndjesinë e fryrjes. Ndiqeni mëposhtë hap pas hapi mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj pije që e ndihmon trupin të largoje bakteret, stimulon sistemin tretës, nxjerr toksinat nga trupi dhe mban pehashin e balancuar.
Përbërësit Lëngu i gjysmë limoni 1 fetë xhenxhefil 1 lugë gjelle uthull molle 300 ml ujë i nxehtë
Përgatitja Për të përgatitur këtë tonik rruga që duhet të ndiqni është shumë e thjeshtë. Mjafton të përzieni në një shishe apo gotë të madhe të gjithë përbërësit e përmendur mësipër. Tundeni mirë shishen ose përziejeni mirë të gjithë përbërjen e më pas lëreni në frigorifer përgjatë natës. Çdo mëngjes sapo të zgjoheni pijeni të gjithë lëngun e freskët që keni përgatitur.
Këtë kurë pastruese natyrale përdoreni për të paktën dy javë. Atë mund ta konsumoni menjëherë në mëngjes ose përgjatë ditës pak nga pak, duke u siguruar që të qëndrojë i freskët./AgroWeb.org