Robert Lewandowski vazhdon të arrijë rekord pas rekordi. Me golin kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, ai është bërë vetëm lojtari i tretë që shënon të paktën 14 herë në një sezon në këtë garë, pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit që e kanë arritur këtë.

Madje, ai e barazoi rekordin më të mirë të Messit në një sezon në Champions League, që me Barçën vite më parë ka realizuar 14 herë. Synimi i Lewandowskit mund të jenë rekordet e CR7 pasi mban tre vendet e para me 15, 16 dhe 17 gola në një sezon në UEFA Champions League.