Robert Lewandowski më i mirë se Lionel Messi. Po flasim për golat e shënuar në një sezon të vetëm të Ligës së Kampionëve, me polakun në gjendje të kapërcente yllin e Barcelonës dhe tashmë ndjek Cristiano Ronaldon.
Falë golit të mbrëmshëm ndaj Lyon, sulmuesi bavarez arrin kuotën e 15 golave në edicionin 2019-2020 të kompeticionit kontinental. Në këtë lloj liste, ai është i treti, mbas CR7 me 17 dhe 16 gola sezonalë.
Lewandowski parakaloi Messin, duke u ngjitur në podium, teksa argjentinasi kishte realizuar 14 gola në Champions, në sezonin 2011-2012. Polaku ka barazuar një nga rekordet e CR7, që e mbante i vetëm krejt podiumin.
Portugezi, në fakt, me fanellën e Real Madridit arriti të shënojë përkatësisht 17 herë në sezonin 2013-2014, 16 herë në sezonin 2015-2016 dhe 15 herë në sezonin 2017-2018. Në hapin më të ulët, ylli i Juventusit tani e gjen veten në shoqërinë e Lewandowski (nga 15 gola).