Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve, detyrimin për të dorëzuar në mënyrë elektronike librat e shit/blerjes brenda datës 10 gusht.
Librat e blerjeve/shitjeve janë të detyrueshëm të mbahen nga të gjithë personat e tatueshëm dhe të dorëzohen elektronikisht për çdo periudhë tatimore. Ato duhet të tregojnë numrin e identifikimit, emrin e personit të tatueshëm, periudhën për të cilën deklarohet dhe çdo të dhënë tjetër të kërkuar.
Libri i blerjes dhe i shitjes dorëzohet përpara dorëzimit të deklaratës së TVSH-së të periudhës përkatëse dhe jo më vonë se data 10 e muajit që pason periudhën tatimore që deklarohet.
Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit për përmbushjen korrekte vullnetare, të detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni tatimor.