Ish-lojtarja e Big Brother, Françeska Jaçe, ka realizuar një set fotosh këtë verë pandemie, njërën prej të cilave e ka postuar në Instagram-in e saj. Kaq ka mjaftuar që të vërshojnë komentet e shumta, përveç të dashurit të saj aktual, mbrojtësit të skuadrës së Tiranës, Albi Doka, i cili ka qëndruar indiferent. Për ata që e njohin nga afër, Françeska ka hyrë në një fazë të re të jetës, ku pozat sensuale topless i ka çuar në ek strem me ato nu do, ndërkohë që po provon një histori të re dashurie, kësaj here me një futbollist 23- vjeçar. Ndërsa drejton agjencinë e saj të udhëtimeve, Françeska nuk heq dorë nga fotot, të cilat, pas prishjes së miqësisë me Juxhin Kurtin, tani po i realizon me Beatin.
Në fakt, asgjë nuk dihej për jetën private të Françeskës, deri ditën e ditëlindjes së futbollistit, i cili e festoi në krahët e ish-lojtares së Big Brother. Futbollisti i Tiranës, që sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e klubit kroat HNK Gorica, festoi 23-vjetorin e lindjes dhe vëmendjen e asaj dite e mori Françeska. Mbrojtësi mori një urim special, teksa u pa në krah të vajzës nga Vlora, shpesh e komentuar për jetën e trazuar private. Ishte kjo e fundit që publikoi një video të shkurtër në Instastory me Dokën, duke i uruar atij ditëlindjen.