Në konferencën për shtyp, në prag të dy ndeshjeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë, trajneri Edi Reja duket optimist. Por, ajo që është vënë re, se si trajneri Italian, ashtu edhe zëdhënësi për shtyp i FSHF-së, Fation Kodra kanë marrë masat, madje janë shfaqur me maskë. Si fillim Reja, pas një mungese të gjatë në vendin tonë, është përshëndetur me gazetarët e pranishëm dhe ka kërkuar që të bëjnë edhe prenztimin para se të bëjnë pyetjen për të.
“Lista është e madhe, lojtarët do t’u nësnhtrohen testeve, do të shohim se si janë. Në qoftë se do të ketë ndonjë lojtar që do të rezultojë pozitiv, apo probleme fizike, lista do të ketë ndryshime deri në momentin që të shihet grupi”.
“Është një situatë e paprecedentë, nuk kemi bërë miqësore dhe ndaj nuk e dijmë se si do të jetë skuadra sepse para fillimit të karantinës dhe sot jemi shumë ndryshe. Shpresoj që të bëj zgjedhjet e duhura pasi t’i kem parë lojtarët më mirë…” Ristitë në listë “Sa i përket listës me të grumbulluar, ju e njohni dhe Kumblla është lojtar i pjeku tashmë dhe mund ta aktiviozj që nga fillimi. Kurse 17-vjeçari, është i ri kam folur me familjen e tij dhe është me shumë të ardhme. Ishte pak e vështirë sepse ka lindur atje dhe ka luajtur me U-17. Ka edhe shumë djem të rinj që luajnë në Angli, Gjermani, Itali dhe presin një festë nga Kombëtaret e shteteve ku janë aty. Por, duhet që të bëjmë kujdes në zgjedhjet tona për të mirën e Kombëtares.”
Pushimi i gjatë “Grupi ku bëjmë pjesë është shumë i vështirë, unë kujdesem për skuadrën time. Uroj që t’i gjej lojtarët në formë të mirë sepse kemi kohë të gjatë shkëputuje, por i kam ndjekur. Shprespj që ta gjej ekipin në harmoni, kjo është e rëndësishme. Ta nisim mbarë në ndeshjen e parë, luhet pa tifozë dhe këto ndeshje duken si miqësore. Nuk e di si do të reagojë skuadra ë është mësuar të luajë pa tifozë. Janë situta të reja, shumë të vështira, të pamësuar më parë. Kam një ekip që ka cilësi dhe potencial të mirë, do të punoj shumë në aspektin psikologjik me lojtarët që të jemi sa më mirë”.
Objektivi “Objektivat tanë për të bër paraqitje dinjitoze dhe të jemi në krye të grupit. Kam folur edhe me presidentin Duka për këtë. Shqipëria tashmë ka një skuadër që mund të përballet denjësisht me çdo rival. Të punojmë shumë dhe lojtarët të jenë në formën e tyre më të mirë. Kam folur me Hysajn dhe Gjimshitin që ka bërë ndeshje ne Champions, sepse është i stërlodhur. Shptresoj që lojtarët që vijnë në këtë grumbullim të jenë në formë të mirë. Në disa vende si në Austri ka nisur gara. Kemi edhe merakun e klubeve që kanë frikë se si do të shkojë situata, sepse i ruhen dëmtimeve dhe se mos lojtarët e tyre sëmuren. Na intereso fitorja në këto takime dhe duam vendin e parë në grup”.
Lojtarët “Holanda na ka dhënë “OK” për Selahin dhe Brojën. Rasti i Zvicrës është i çuditshëm sepse do të luajë edhe vetë, ështrë diçka e pazakontë, FIFA nuk ndërhyn sepse u referohet ligjeve të shteteve respektive dhe rregullave që ndjekin. Kamberin e kam ndjekur kur luante në Skoci. Të shohim, sepse edhe ai do të jetë pjesë e projektit. Mersinaj ka qenë i karantinuar dhe do të shohim nëse do ta kemi në grup apo jo. Unë do të bazohem edhe tek lojtarët dhe grupi i së shkuarës. Deri në nëtor, shpresoj që edhe disa të rinj t’i integrojmë. Unë punoj për të tashmen dhe mendoj dhe punoj njëkohësishte dhe për të ardhmen për një grup sa më kompetitiv. Lenjani nuk ka skuadër dhe po e presim, sepse edhe ai është lojtar me vlera”.