Ish kryeprokurori Adriatik Llalla ka pushuar në jug të vendit këtë fillimgushti, teksa është parë në një prej resorteve në zonën e Dhërmiut. Kujtojmë se në mars të këtij viti SPAK mbylli hetimet për ish kryeprokurorin duke dërguar në gjykatë dosjen për veprën penale të “mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë”. Dy vite më parë u mor vendimi dhe për sekuestrimin e pasurisë së tij, që llogaritet në shifrën e 99 milionë lekëve.(Tirananews.al)