Kryetari i PD Lulzim Basha gjatë një takimi në Manëz me familje të prekura nga tërmeti i nëntorit ka marrë një kritikë nga një qytetar.
Ai i tha Bashës se ka dalë me shumë vonesë në popull dhe se qëndon larg me ta.
Biseda:
Qytetari: Të kërkoj falje, por më lejo të të bëj një kritikë, për shkak të moshës se je më i vogël se unë…
Basha: Të lutem…
Qytetari: Je me shumë vonesë. Duhet të kishe dalë më parë në popull…
Basha: Kam qenë…
Qytetari: Duhet të jesh më afër me popullin dhe ato që të rrethojnë ty….
Basha: E pranoj…