Manchester City i ka ofruar 63 milionë euro Napoli-t për Kalidou Koulibaly. Megjithatë, presidenti i napolitanëve kërkon të paktën 70 milionë euro për qendërmbrojtësin, sipas shtypit spanjoll.
Qytetarët kërkojnë përforcimin e radhës në mbrojtje pas blerjes së Nathan Ake pak ditë më parë dhe transferimit të mundshëm të John Stones te Chelsea.