Nga Mero Baze/
Beteja ndaj Edi Ramës dhe raporteve të tij me Perëndimin, ka nevojë për një fabul të qëndrueshme, e cila nuk duhet të ndryshoj pas cdo bet ejë me të. Fabula më e qëndrueshme ndaj tij është se ai është një i përkëdhelur i perëndimorëve në Tiranë dhe Ballkan. Kjo është një fabulë e besueshme edhe pse jo tërësisht e vërtet. Më shumë se sa i përkëdhelur i tyre, ai është një lider që mban hapur komunikimin me ta dhe ja del të mos i bëj kurrë kundërshtarë. Por këtu ka vend për spekullime dhe mund ta mbash si kalë be teje. Fatos Lubonja për shembull ka vite që e ka këtë tezë dhe nuk e ndryshon kurrë. Ai ka bindjen se Perëndimi e mbështet Edi Ramën se është indiferent për Shqipërinë dhe nuk do të humbas kohë me problemet e brendëshme.
Nga ana tjetër opozita zyrtare, sidomos Basha, përpiqet të bëj be tejë në fushën e Edi Ramës. Ai lufton me tezën, se perëndimorët nuk duan Ramën, por duan atë më shumë. Ka vite që tenton ta forcojë këtë tezë, por në cdo be tejë me Ramën, ai humbet pikërisht se humbet mbështetjen perëndimore. Kështu i ndodhi me Reformën në Drejtësi, kështu i ndodhi me cadrën, kështu i ndodhi me diegien e mandateve, kështu i ndodhi me zgjedhjet loale që bojkotoi dhe po kështu i ndodhi me ndryshimet kushtetues.
Edhe pse për një moment ai mendoi se kishte erën në favor dhe bëri kal be teje mbështetjen perëndimore kundër Ramës, në fund nuk ja doli as të ndalte ndryshimet, as të merrte mbështetje për atë që humbi.
Ilir Meta ndryshe nga Basha ju nis një rruge më radikale. Ai vendosi të ishte “sovranist” dhe ti tregonte vendin Perëndimit. E nisi këtë gjë me Reformën në Drejtësi por në fund u tërhoq. Më pas me dështimin për dekretin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe shtyrjen më 13 tetor, ai u bë i qartë. Ai është presidenti i parë i këtij vendi që ka folur hapur kundër Perëndimit, ka sul muar fizikisht ambasadorin e OSBE me militantë të tij, ka akuzuar dhe shantazhuar diplomatë të Bashkimit Evropian për skandale të sajuara seksuale, ka bërë thirrje për një “Republikë të pavarur nga ambasadorët”, ka hedhur idenë e një grupimi të ri politik, nacionalist antiperëndimor etj.
Dhe dukej se po konsolidohej në këtë drejtim, kur fare papritur javën që shkoi, u bë “pro perëndimor”, dhe akuzonte Edi Ramën se është si Haxhi Qamili, që pyeste për Shijakun e Ndroqin dhe jo për Austrinë dhe Francën.
Tani i është kthyer sërisht tezave kundër Perëndimit, por prap gjen rast të citoj ngjarje të OSBE kundër fuqizimit të Edi Ramës si “autokratë”.
Në gjithë këtë konfuzion taktikash pro dhe kundër Perëndimit vetëm për të rrëzuar Edi Ramën, opozitarët tanë, kanë arritur vetëm një sukses që të bëhen të pabesueshëm tek Perëndimi, duke ja falur atë Edi Ramës.
Tani ata duhet ta ndajnë mendjen, nëse Edi Rama duhet sul muar si njeri që e mbështet perëndimi, apo që përdor Perëndimin, apo si njeri kundër Perëndimit. Mund të zgjedhin njërën prej tyre, e të vazhdojnë be tejën, se me kaq shumë versione që ata sul mojnë raportet e Edi Ramës me Perëndimin, ata nuk do t’ia dalin dot, as të prishin Ramën me Perëndimin, as të rregullojnë punët e tyre me Perëndimin. Thjeshtë shpërdorojnë një mit politik, që tek shqiptarët funksionon ende, që është mbështetja e Perëndimit për liderat në Shqipëri.
Kur ta ndajnë mendjen dhe të jenë të qartë për këtë, mund ta kenë më të lehtë me Edi Ramën. Kurse kështu si sillen duke e akuzuar një javë si manekinë të Perëndimit, e një javë si ar mik të Perëndimit, bezdisin dhe opinionin publik dhe Perëndimin si njerëz jo serioz. Dhe e bëjnë Edi Ramën të ngjaj aq shumë serioz, sa mund të urrej dhe veten për këtë shkak.