Negociatat për formimin e qeverisë së re nw Maqedoni do të fillojnë nga 4 gushti. Në këtë ditë është caktuar mbajtja e seancës konstituive dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev kthehet nga pushimet verore. Në media deri më tani ka pasur shumë spekulime se formalisht marrëveshja mes Zaevit dhe Ahmetit është arritur.
Kryeministri dhe nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski pret që Qeveria e re të formohet së shpejti nga LSDM-ja. Ai i vlerëson si mjegulluese akuzat e opozitës për blerjen e deputetëve, duke theksuar se nuk do të ketë zgjedhje të reja.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se ai nuk do të befasohej nëse zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare zhvillohen në vjeshtë nëse as ata, as LSDM-ja, dhe asnjë parti tjetër nuk arrin të formojë një qeveri.
“Nëse askush nuk arrin të formojë një qeveri, unë nuk e përjashtoj mundësinë e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare në vjeshtë,” tha Mickoski. BDI doli në votime me parullën se është koha për një kryeministër shqiptar, dhe më pas doli me një platformë shqiptare, përmes së cilës ata duan që partia e tyre të jetë e vetmja që do të negociojë për hyrjen në qeverinë e re.
Bashkimi Demokratik për Integrim pret një ftesë nga LSDM për të formuar një shumicë të re parlamentare menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, tha zyrtari i partisë së lartë Bujar Osmani në një intervistë për T7. Por, në të njëjtën kohë, Osmani nuk përjashton një koalicion me VMRO.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, e ka ftuar publikisht Ahmetin që ta negociojë për postin e kryeministrit, ose në të kundërtën nëse nuk e arrin këtë të shkojë në opozitë. “Ne besojmë në demokraci. BDI është një subjekkt legal i zgjedhjeve por jo dhe legjitim. Mbi këtë bazë, ata kanë të drejtë të negociojnë hyrjen në qeveri. Kishin vetëm një premtim në zgjedhje – Kryeministri shqiptar dhe le të negociojnë për këtë, ne nuk do të ankohemi. Por nëse ata nuk ia dalin këtë, atëherë duhet ta dinë që është koha që ata të jenë në opozitë – tha Ziadin Sela.
Analisti dhe gazetari Xhelal Neziri pret që bisedimet për formimin e qeverisë së re të fillojnë mes LSDM-së dhe BDI-së. “Unë pres që LSDM-ja dhe lideri i saj të fillojnë negociatat me BDI. Me shumë mundësi, partitë e tjera etnike shqiptare do ta lënë BDI për të udhëhequr ato negociata. Sa do të zgjasin dhe nëse LSDM dhe BDI do të jenë në gjendje të bien dakord brenda një kohe të arsyeshme është një pyetje tjetër. “Unë pres që ato negociata të zgjasin deri në afatin e fundit, që është 5 shtatori, kur skadon mandati i Zaev për të formuar qeverinë,” tha analisti politik Xhelal Neziri.
Sipas tij, është e rëndësishme se cfarë qëndrimi do të mbajnë koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe Partia e Majtë në të gjithë procesin e bisedimeve. Me ta, LSDM do të kishte 60 deputetë dhe do t’i duhej një deputet i PDSH-së për shumicën parlamentare. (INA)