Një lajm që po merr çdo ditë e më shumë konfirmime të rëndësishme:Marash Kumbulla i Interit. “Panorama Sport” bëri me dije se zikaltrit kishin prenotuar shqiptarin dhe tashmë është prestigjiozja “Sky Sport” që e konfirmon diçka të tillë. Kjo si dëshirë e vetë lojtarit dhe si insistim i zikaltërve që kanë bërë gati kontratën dhe tashmë mungojnë detajet e marrëveshjes me Veronën, pasi kanë fituar konkurrencën me rivalet e tjera.
Zikaltrit kanë gati kontratën deri në qershor 2025 me qendërmbrojtësin. Mungon vetëm akordi final me Veronën, por zikaltrit kanë firuar konkurrencën me çdo rival tjetër”, ka shkruar Fabricio Romano, eksperti i merkatos për “Sky Sport.Në të njëjtën linjë është edhe “Gianluca di Marzio”, i cili ka shtuar: “Duhet vetëm një shtrëngim i zikaltërve për të finalizuar marrëveshjen me Veronën”. Ndërkohë, të tjera media pranë Veronës bëjnë me dije se Kumbulla ka njoftuar agjentin e tij për të refuzuar çdo ofertë nga jashtë Italisë pasi dëshiron Interin. Është caktuar një takim mes agjentit dhe drejtuesve të Veronës, pikërisht në lidhje me të ardhmen si zikaltër.