Zvonimir Boban nuk është më menaxher i Milanit, por zemra e tij do të mbetet gjithmonë kuqezi. Dhe në fakt, për mikrofonat e “Gazzetta dello Sport”, ai konfirmon se mban mëri ndaj ish-klubit të tij apo pronarëve aktualë. Shoku i këtij udhëtimi ishte Paolo Maldini, i cili aktualisht është akoma te Milani. Boban nuk ka dyshime, ai duhet të qëndrojë: “A duhet të qëndrojë Maldini? Sigurisht, për një mijë arsye, por mbi të gjitha për atë të kompetencës së treguar”. Lidhur me Piolin, Boban gëzohet për zgjedhjen, që ishte e tij, për t’ia besuar Milanin në një moment të vështirë: “Stefano është një person dhe trajner i shkëlqyeshëm. Kërkova unë të nënshkruanim me të dhe besoj të gjithë janë të kënaqur. Padyshim që jam i kënaqur edhe unë, Pioli bëri një punë të nivelit më të lartë. Në fund të fundit, ky trajner ishte zgjedhja jonë”.
Lidhur me Zlatan Ibrahimoviç zbulon një detaj josekondar, që ka të bëjë me nënshkrimin e tij, në janar. “Pas merkatos verore, vitin e kaluar, unë deklarova se kemi nevojë për dy lojtarë me përvojë. Me Ibrahimoviç dhe Kjaer, plus me shpërthimin e jashtëzakonshëm të Rebic, i cili është një golashënues dhe lojtar me përvojë të mirë, Milani është bërë shumë më i pjekur dhe vetëbesues. Si rezultat, pothuajse të gjithë lojtarët u përmirësuan. Megjithatë, sa i përket Ibrës, unë kërkova që në shkurt ta rinovonte kontratën, sepse kishim një marrëveshje zotërinjsh me të. Pakti ishte që, nëse nuk paraqitej mirë, Ibra do të ndalej vetë. Në fakt, unë isha i sigurt që nuk do të kishim probleme me të, sepse Zlatan është i vetëdijshëm për veten dhe trupin e tij. Sidoqoftë, rinovimi në atë moment nuk mundi të bëhej, le të themi”.