Për të gjithë ata që janë me pushime dhe përtej të mirave që ka plazhi, nuk e kanë shumë qejf fytyrën e skuqur nga dielli, ne ju sugjerojmë që të bëni një maskë shumë të mirë për lëkurën tuaj që të mos pendoheni kur të ktheheni nga pushimet. Ju duhet pak limon dhe mjaltë.
Përse janë të nevojshme? Të gjithë e dimë që mjalti është një antiinflamator, për të eliminuar irritimet e ndryshme apo skuqjet e lëkurës. E mban lëkurën të butë gjatë gjithë kohës.Ndërkohë limoni, është një burim natyral i vitaminës C, që prodhon kolagjen në lëkurë që do të thotë lëkurë e shkëlqyeshme dhe pa rrudha. Përzierja e këtyre dy produkteve është një trajtim detox i jashtëzakonshëm.