PSG e kërkon Ligën e Kampionëve për të shkruar historinë në Lisbonë. Edhe Kylian Mbappe do të jetë aty, për të ndihmuar ekipin, ai është kthyer në stërvitje.

Kylian Mbappe, sulmuesi i Paris Saint Germain – është stërvitur normalisht të hënën me pjesën tjetër të ekipit për herë të parë që kur u dëmtua 15 ditë më parë. Ai ka gjasa që të jetë i gatshëm 100% për ndeshjen e së mërkurës dhe të startojë kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve.

Ky është një lajm i mirë për Thomas Tuchel, para ndeshjes vendimtare në Champions, ku në Lisbonë, synimi i vetëm është ngritja e trofeut me ‘veshë të mëdhenj’.

Nëse Mbappe nuk ndien dhimbje, do të startojë në su lm kundër Atalantës bashkë me Neymarin dhe Mauro Icardin