Megjithëse numri i mjeteve dhe përdoruesve të rrugës shënoi rritje përgjatë vitit 2019, numri i aksidenteve në rrugët e vendit shënoi rënie.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se një rol të rëndësishëm në uljen e aksidenteve ka luajtur reforma për marrjen e lejes së drejtimit.
“Është inkurajuese që megjithë rritjen e përdoruesve të rrugës, mjete, drejtues mjeti, pedalues e këmbësorë, në 2019-ën, kemi rënie të numrit të aksidenteve dhe thuajse 0 aksidente nga të rinjtë që morën patentën ”, bën të ditur DPSHTRR.
Sipas DPSHTRR, në 2019 u shënuan 14.3% aksidente automobilistike më pak krahasuar me 2018. Ndërsa kemi rritje me 6.7% të flotës vendase të mjeteve duke e çuar në 625 553 mjete numrin total. Numri i lejeve të drejtimit u rrit me 6% duke e çuar në 1 040 678 numrin total të lejeve të drejtimit të vlefshme.