Pavarësisht situatës së shkaktuar nga pandemia bluzat e bardha nuk e kanë ndalur punën e duke duke u shërbyer qytetarëve që nga vaksinimi e deri te kujdesi për moshën e tretë me terapitë e përditshme të mjekimit për sëmundjet kronike. Konkretisht, në gjysmën e parë të vitit janë kryer 2,7 milionë vizita mjekësore.
Lajmin e ka bërë ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thekson se situata e krijuar nga pandemia nuk e ka ndalur kujdesin dhe punën e mjekëve dhe infermierëve në ndihmë të qytetarëve.
“Me gjithë situatën e epidemisë së shkaktuar si pasojë e COVID-19, në kujdesin shëndetësor parësor nuk ka ndalur për asnjë moment puna e mjekëve dhe infermierëve, ku janë kryer mbi 2,7 milionë vizita mjekësore në gjysmën e parë të vitit”, tha Manastirliu.