Gjatë ditës së sotme janë pezulluar 17 leje drejtimi në akset Peqin-Rrogozhinë dhe Krrabë-Elbasan. Gjatë kontrolleve të shtuara nga policia, janë ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që qarkullonin ne shpejtësi nga 120 deri në 140 km/h, ndërkohë që tabela lejon të qarkullosh me 80 km/h. Ndërkohë në aksin rrugor Krrabë-Elbasan gjatë mesditës së sotme janë evidentuar dhe ndëshkuar 9 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 150 km/h deri në ekstrem 239 km/h, ku tabela lejon 110 km/h. Në kulmin e trafikut përtej çdo limiti të arsyes, kjo shpejtësi është vrasëse për jetën e drejtuesit të mjetit sado luksoz ta ketë, por aq dhe e rrezikshme për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Njoftimi i plotë i Policisë: Drejtoria e Policisë Rrugore Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka shtuar kontrollet ???✍ kryesisht në ato akse rrugore ku rreziku për të shkaktuar aksident rrugor është më i lartë. Në këtë kuadër, gjatë ditës së sotme është ushtruar kontroll me radar dhe alkooltest në disa akse rrugore të qarkut Elabasan dhe konkretisht në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë dhe në aksin rrugor Krrabë-Elbasan. Në akset Peqin-Rrogozhinë dhe Krrabë-Elbasan 17 leje drejtimi të pezulluara gjatë ditës së sotme, konkretisht: Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që qarkullonin ne shpejtësi nga 120 deri në 140 km/h, ndërkohë që tabela lejon të qarkullosh me 80 km/h. Ndërkohë në aksin rrugor Krrabë-Elbasan gjatë mesditës së sotme janë evidentuar dhe ndëshkuar 9 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 150 km/h deri në ekstrem 239 km/h, ku tabela lejon 110 km/h. 239 km/h ?✈️!!!. ??????????, në kulmin e trafikut përtej çdo limiti të arsyes, kjo shpejtësi është vrasëse për jetën e drejtuesit të mjetit sado luksoz ta ketë, por aq dhe e rrezikshme për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Po nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë vendosur 23 masa administrative për parakalime të gabuara për manovra të r rezikshme në rrugë. 19 drejtues mjetesh janë dërguar në OASH, për mosvendosje të rripit të sigurimit. 21 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. 3 masa maksimale me vlerë 30.000 lekë të rinj secila, për shpejtësi tej normave të lejuara, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj. Drejtues mjetesh: Të ✈️fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë?️ më e pakta të çon te Polici dhe radari ???✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë e në rastin më të keq? aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në? shtëpi pa ju. ?