Ndeshjen e humbur kundër Romës e ka parë vetëm nga shkallët e stadiumit të boshatisur. Shkak për këtë është bërë një dëm tim në kof shën e majtë, i cili e mban atë në dyshim për kthimin e 1/8 finale të Champions-it. Prania e Paulo Dybala ndaj Lyon nuk është akoma e sigurt, megjithatë, së shpejti mund të kemi lajme pozitive.
Siç është raportuar nga “La Gazzetta dello Sport”, në fakt, “Joya” ishte pjesë e stërvitjes atletike të dielën, pasi morri OK nga mjekët. Ky është hapi i parë drejt rikthimit me shpejtësi të plotë, megjithëse me kujdes ek strem për të shmangur çdo rre zik. Nëse konfirmohen ndjenjat optimiste edhe në ditët në vijim, nuk do të jetë herezi ta shohim Dybala në sfidën më të rëndësishme të sezonit, e cila mund të përcaktojë vazhdimin ose jot ë aventurës së Maurizio Sarri në stolin bardhezi. Qëllimi është argjentinasi të bashkohet me grupin sa më shpejt, të martën.