Melanie Trump ka vënë në siklet të shoqin. Teksa ktheheshin në Uashington me avionin presidencial, Donald Trump i ka zgjatur dorën asaj, ndërsa zbrisnin shkallët e avionit. Por, në videon që është bërë virale, duket qartë që Melanie refuzon t’ia japë dorën të shoqit. Kjo gjë në fakt, nuk është hera e parë që ndodh në publik.