1.Lani/zëvëndësoni shtrojat Si fillim, duhet të shihni nëse pjesa e brendshme e këpucëve, shtroja, është e dëmtuar apo jo. Nëse keni kohë që i përdoni atletet apo këpucët, gjasat janë që ato të jenë konsumuar. Prandaj, ndëse keni shtroja të dëmtuara, nxirrini ato jashtë, shpëlajini dhe lërini të thahen. Nëse keni mundësi, mund t’i zëvëndësoni ato me një palë të tjera, pa qenë nevoja të blini një palë këpucë të reja.

2.Mbajini në ambient të thatë Në rast se lani edhe këpucët, jo vetëm shtrojat e tyre, sigurohuni t’i mbani ato në një vend sa më të thatë. Vendosini pranë një ngrohëseje ose në një vend ku bie dielli. Duke i mbajtur ato të thata, ju ndihmoni në parandalimin e shtimit të baktereve që do t’ju shkaktojnë erë.

3.Ngrini këpucët Vendosini këpucët tuaja në një qese plastike dhe mbajini ato në frigorifer gjatë një nate. Ngrirja e këpucëve vret bakteret që prodhojnë erën e pakëndshme.

4.Përdorni sodë buke Nëse metoda e frigoriferit nuk funksionon, vendosni pak sodë buke në pjesën e brendshme të këpucëve dhe lëreni “pudrën” të përthithë erën e pakëndshme gjatë natës.

5.Përdorni pudër bebi Një tjetër mënyrë, është aplikimi i pudrës së bebeve, pëprara se t’i vishni dhe pasi i hiqni këpucët.

6.Fruta Vendosni një lëkurë portokalli, limoni ose qitroje në brendësi të këpucëve dhe mbajini aty gjatë gjithë natës. Këpucët tuaja do të kenë një aromë shumë më të mirë se më parë.