Me eleminimin e Barcelonës nga Champions-i, në duart e Bayern Munich, ekziston një fakt unik, që tani e tutje e karakterizon garën evropiane. Një shifër, gjithashtu e lidhur me eliminimin e Juventusit ku ndër Lyon-it në 1/8 finale. Edicioni 2019-2020 i Ligës së Kampionëve, në të vërtetë do të jetë i pari pa praninë e të paktën njërit mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në gjysmëfinale apo më gjerë, nga sezoni 2005-2006.
14 vjet të shënjuara nga prania e të paktën njërit prej të dyve, ndonjëherë edhe njëkohësisht, midis Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. A shënon ky fakt fundin e një epoke? Me siguri e paralajmëron këtë gjë, sepse të dy e kanë një moshë tashmë, edhe nëse mbeten ende vendimtarë dhe thelbësorë për ekipet përkatëse. Lionel Messi nuk e ndihmoi dot Barcelonën e tij në një moment të errët mbrëmë, ndërsa Ronaldo ishte i vetmi lojtar i Juventusit, që e mori ekipin për dore kundër Lyon-it.