Ylli dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, i është bashkuar figurave të shumta në botën e futbollit që e kanë nderuar legjendën e Realit dhe Spanjës, Iker Casillas, i cili e zyrtarizoi largimin nga futbolli.

“Iker po largohet tani, por ai e kishte fituar qysh më parë statusin si legjendë e futbollit – jo vetëm për shkak se ishte njëri ndër lojtarët më të mirë të La Ligës, por edhe për shkak të trofeve që i ka fituar me Spanjën. Ti je një portier fantastik dhe ishte një kundërshtar shumë i vështirë”.Kur kthehem prapa. Mendoj se ishte ai rivaliteti tejet i veçantë që na shtynte t’i rrisim standardet kurdo që përballeshim me njëri-tjetrin”.