Duke folur për Radio Sportiva, José Altafini u ndal te momenti që po kalon Interi, i cili siguroi mbrëmë finalen e Europa League, pasi mundi 5-0 Shakhtar: Interi ka luajtur shumë mirë kohët e fundit dhe duhet të pendohet që ka humbur disa pikë, përndryshe mund të kishte fituar titullin në Serie A. Në Europa League, zikaltrit mund të fitojnë trofeun, duke nderuar edhe futbollin italian. Më tej, disa fjalë edhe për Leo Messin, që lidhet me një kalim tek Interi: A mund të largohet ai nga Barcelona? Nëse Pele u largua nga Santos, përse jo ai. Sipas mendimit tim, një lojtar i shkëlqyer nuk mund të qëndrojë në të njëjtin ekip përgjithmonë. Pas disa vitesh stimujt mungojnë. Ai duhet të bëjë si Ronaldo dhe Neymar, ta provojë veten diku tjetër.