Zlatan Ibrahimovic dhe Milani duan të zgjasin bashkëpunimin mes tyre. Sulmuesi suedez dhe klubi italian janë dakord që të vazhdojnë dhe për një sezon, por bisedimet kanë ngercur sipas asaj që shkruajnë mediet italiane. Sportmediaset dhe La Gazzetta dello Sport shkruajnë se rroga e dhënë nga Milani është 6 milion euro, ndërsa 39-vjeçari dëshiron të pakten 7.5 milion euro në sezon. Mes palëve ende nuk ka një marrëveshje të nënshkruar.
Ibra ka patur një impakt të madh që pas afrimit të tij te Milani në janar. Ai ka shënuar 10 gola në 18 ndeshje të luajtura. Trajneri Pioli e ka shumë të rëndësishëm dhe kërkon nga drejtuesit që të gjejnë marrëveshje me të.