Nuk i kushton shumë rëndësi fotove nga jeta personale, por nuk kishte si të mos e ndante në rrjetet sociale, ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, lajmin e mirë se ai dhe gruaja e tij, Jenny Balatsinos, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti u martua një vit më parë, më 16 qershor 2019, në kishën e Agios Isidoros në Lycabettus.
“Në një kohë me shumë të panjohura, me betejat e përditshme në jetën e të gjithë neve, një dhuratë nga Zoti vjen për të ndriçuar jetën tonë me Jenny. Familja jonë po rritet. Ne jemi të lumtur, plot dashuri dhe mirënjohje” tha në postimin e tij Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias. Disa minuta më vonë, Jenny Balatsinou konfirmoi lajmin e mirë përmes mediave sociale.