Ministria e jashtme raporton se për 2 orë kanë kaluar mbi 700 persona në pikën kufitare të Kakavijës. “Nga ora 14-16 kane kaluar mbi 700 persona”, shkruan ministria e Jashtme.

Pas ngritjes së shqetësimit nga Report Tv janë vënë në lëvizje autoritetet për të zgjidhur problemin e qytetarëve, të cilët prej tre ditësh presin në rrugë për të kaluar në tokën greke.

Mes tyre ka shumë fëmijë, të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore, që qëndrimi në rrugë prej tre ditësh ka vështirësues edhe më tepër gjendjen e tyre.