Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka bërë apel prindërve për të kryer vaksinat e radhës fëmijëve të tyre.
Ministrja u kërkon prindërve që të mos neglizhojnë e të drejtohen pranë qendrave shëndetësore.
“E keni bërë vaksinën e rradhës të fëmijës tuaj? Mos e neglizhoni, drejtohuni pranë konsultorëve në qendrat tona shëndetësore. Ndiqni programin e vaksinimit Mbroni shëndetin e fëmijëve tuaj! Vaksinat veprojnë”, apelon ministrja.