Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e ka nisur mëngjesin e sotëm me një falënderim për të gjithë qytetarët që mbajnë maska teksa përdorin transportin publik në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, Veliaj thekson se Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba, por si kujtesë që jeta s’ka të paguar e duhet ruajtur me çdo kusht.
“Mirëmëngjes! Mirënjohje qytetarëve që mbajnë maska në autobusë – ruajnë veten dhe të dashurit e tyre! Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba, por si kujtesë që jeta s’ka të paguar e duhet ruajtur me çdo kusht! Një ditë të mbarë të gjithëve”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.