Një studim i nxjerrë nga Daily mail Online, tregon aftësinë që ka mjalti për të shëruar shërimin e kollës dhe ftohjen. Ekspertët e Universitetit të Oksfordit thanë se pacientët duhet të kenë këtë produkt në vend të antibiotikëve. Ky produkt që ndryshe njihet si ‘Nektari i perëndive’, është i mbushur me komponime anti-mikrobe që bëjnë të mundur zbutjen e kollës dhe shërimin e saj. Studimi zbuloi se si mjalti e uli frekuencën e kollitjes me 36 përqind te pacientët dhe se ata që e përdornin e kishin zvogëluar ashpërsinë e kollës me 44 përqind.
Ky studim ka hedhur poshtë edhe një ilaç popullor, që njihet për shërimin e kollës irrituese, dhimbje të fytit dhe ftohjen e zakonshme dhe ka treguar se mjalti është më efektiv në trajtimin e këtyre sëmundjeve sesa antibiotikët ose ilaçet pa recetë.
Ekspertët e Universitetit të Oksfordit thanë që mjekët duhet t’u tregojnë pacientëve që të kenë një lugë mjaltë sesa të marrin antibiotikë që mund të nxisin rezistencën antimikrobiale.
Ata rishikuan studime të cilat krahasuan efektivitetin e mjaltit kundër shërimit të kollës, dhe nga ana tjetër panë sesi qetësuesit po trajtonin simptomat e infeksionit të traktit të sipërm respirator (URTI), të cilat përfshijnë një kollë dhe të ftohtë. U arrit në përfundimin se fuqia e mjaltit ishte më “superiore” në lehtësimin e kollës, dhimbjeve të fytit dhe kongjestionit, ndryshe nga ilaçet e tjera nuk kishte efekte anësore të dëmshme. Mjalti ishte mesatarisht 36 përqind më i efektshëm në uljen e shpeshtësisë së kollës sesa ilaçet e zakonshme duke ngadalësuar ashpërsinë e kollës me 44 përqind më shumë. Të gjithë ne e kemi një medikament të tillë në shtëpitë tona dhe mund të bëhemi kështu doktorë të vetes, kur bëhet fjala për kollitjen apo ftohjen e lehtë.