Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen ndaj mjekut Roland Xhaxho i cili pasi ka fituar betejën me COVID-19 ka dhuruar gjak në ndihmë të pacientëve që po trajtohen me këtë sëmundje.
“#Krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë?? Dr. Roland Xhaxho, pasi e ka mundur virusin e rrezi kshëm, i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19. Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty!
?Dhuro gjak/plazëm! Apliko tani?
http://shendetesia.gov.al/dhuroni-gjak/”, shkruan Manastirliu.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon fushatën ‘Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty’, dhe ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që plotësojnë keiteret ti bashkohen kësaj nisme.