Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më aktive në rrjetet sociale. E kemi parë shpesh herë të diskutojë me ndjekësit për problematika dhe tema të ndryshme.
Së fundi bukuroshja ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet në formë por si çdo herë ka nga ata që abuzojnë dhe bëjnë komente të pabazuara apo thjesht se shohni pak bark të fryrë apo kile të tepërta.
Një nga ndjekëset komenton në videon e saj duke aluduar se moderatorja mund të jetë shtatzënë.
Pas kësaj moderatorja nuk mund të qëndronte pa iu përgjigjur këtij komenti duke dhënë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë ndjekësit e saj.
“Per njerezit si ti, lutem!
Ndoshta ai barku qe shikon ti eshte sps ajo goca aty mund te kete shtuar dozen e bukes, ndoshta stresi, ku e di ti qe ajo se ka humbur nje femije apo ndoshta nuk ben dot kurre femije dhe merr shkrime te kesaj natyre nga njerez si ti pa dy pare mend!
E kupton sa injorante dhe insensitive eshte ajo qe ke shkruar ? Boll dolet ne konkluzione mbi mitren e tjeter kujt”, shkruan Fjoralba!